Ekonomi Punësimi, debate PD-PS te Komisioni i Ekonomisë

Punësimi, debate PD-PS te Komisioni i Ekonomisë

91
0
SHPËRNDAJE

Sot në Komisionin e Ekonomisë në dëgjesën e Aktit Normativ nr.3,  për buxhetin e vitit 2017-të, të ndryshuar. Ndërkohë debati ka nisur kur Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka folur për ekonominë dhe rritjen e punësimit. Ku më pas deputetët demokrat e quajtën edhe buxhetin e 2018-së “pastrim parash”

Arben Ahmetaj: Çfarë keni me njerëzit të punësuar, gjykoni statistikën, Lexoni ore apo nuk lexoni.

Arben Ahmetaj: Qeveria nuk krijon vende pune, qeveria promovon.

Blerina Gjylameti: E kuptoj zoti ministër në parlament këtu tek ne ka një emision një kafe në parlament. Dhe më vjen shumë keq kur e ktheni si muhabet kafeneje. Tani ndane mendjen formalizim apo vende të reja pune. Tani flasim për vendet e punës.

Ervin Bushati:  Këto të tjerat duken si reagime politike. Kambanat e prishura të PD-së, dhe nuk mund të bjerë 100 herë kjo kambana alarmi. Janë torta politike që e përsëriti Basha. Ekonomia nuk ka vdekur. Ose është prish kambana ose është tortë politike.

Edmond Spaho: Fol për koncesionet. Buxheti 2018 është pastrim parash

Ervin Bushati: Reagime dhe torta politike, shtype aty e pastaj fol. Për vitin e dytë radhas që deficiti është ulur. Në ke vend në Evropë që ka rritjen ekonomike më të madhe.

Dashamir Shehi: 260 mijë vendet e punës janë një tallje për shqiptarët. Rreth 200 mijë vende pune u legalizuan. Pra ka pasur legalizim të vendeve të punës. Në rastin më të mirë janë 60 mijë vende pune, jo 260 mijë.

6 dhjetor 2017 (gazeta-shqip)