Sport Sheiku i PSG-së, i pakënaqur: Nuk po luajmë mirë

Sheiku i PSG-së, i pakënaqur: Nuk po luajmë mirë

75
0
SHPËRNDAJE

Sheiku i PSG-së, Al Khelaifi është shfaqur mjaft I pakënaqur pas humbjes së skuadrës së tij në Mynih ndaj Bayernit. Ai u shpreh se nuk ishte aspak i kënaqur me paraqitjen e skuadrës dhe bëri thirrje që kjo ndeshje të shërbejë si një leksion i mirë për të ardhmen.

“Nuk po luajmë aspak mirë dhe kjo u pa edhe sot. Nuk erdhëm në Mynih për të humbur, por krahas rezultatit, u zhgënjeva edhe nga loja. Gjithsesi, ia dolëm të renditemi të parët në grup dhe ky takim duhet të na shërbejë si një leksion i mirë për të ardhmen”, tha Al Khelaifi.

Sheiku i kryeqytetasve ka bërë një sforcim shumë të madhe ekonomik këtë verë, duke afruar në ekip yje si Mbappe dhe Neymar, ndaj pretendon të triumfojë në trofeun më të rëndësishëm për klube, Champion League.

6 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)