Botë Australi, miratohet legji për martesat ‘gay’

Australi, miratohet legji për martesat ‘gay’

52
0
SHPËRNDAJE

Parlamenti i Australisë e ka miratuar legjislacionin për lejimin e martesës së personave me gjini të njejtë në gjithë vendin.

Dhoma Përfaqësuese e Australisë sot e miratoi leegjislacionin, me të cilin ndryshohet definimi i martesës si bashkimin ndërmjet mashkullit dhe femrës në “bashkim të dy njerëzve”.

Një javë më herët ky legjislacion ka kaluar edhe në Senatin e këtij vendi. Pas votimit, aktivistët për të drejtat e komunitetit homoseksual kanë festuar para ndërtesës së parlamentit.

Rezultati i votimit i jep fund një debati të ashpër që vazhdonte për këtë çështje prej 10 vitesh.

Kryeministri australian, Malcolm Turnbull tha se kjo ishte një ditë e madhe për dashurinë, barazinë dhe respektin.

Ligji kaloi në Parlament pa pengesa dhe pa amendime, pasi u mbështet nga australianët në një referendum vullnetar popullor. Tashmë pritet firma e guvernatorit të përgjithshëm të Australisë, që ligji të hyjë në fuqi, por ky është një formalitet.

Pavarësisht këmbënguljes së konservatorëve, ligji përmban vetëm një përjashtim. Zyrtarë të licencuar për të formalizuar martesën mund të refuzojnë ta bëjnë këtë në rastin e martesave gay, për arsye fetare, por kjo nuk konsiderohet si një pengesë.

7 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)