Ekonomi Bizneset me një bilanc, nga 2018 bankat njohin vetëm atë të Tatimeve

Bizneset me një bilanc, nga 2018 bankat njohin vetëm atë të Tatimeve

46
0
SHPËRNDAJE

Në një konferencë për shtyp sot Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se qeveria ka për synim që mos të kemi kompani të mëdha me dy bilance dhe të zgjidhet problemi me kreditë problematike.

“Së pari ulja e kredive me probleme në ekonomi. Kjo problematikë u trajtua gjerësisht në mandatin e parë. Grupi i punës hartoi një strategji me qëllim reduktimin e kredive me probleme, ku një ndër masat ishte dhënia e kredive vetëm në bazë të deklaratave tatimore. Ky plan masash është konsultuar edhe me bankat e nivelit të dytë. Duhet të vendoset një normë e re në marrëdhënien mes bankave dhe kompanive.
Me qëllim frenimin e kredive të këqija, kemi ndërmarrë këtë nismë. Në këtë fazë të dytë, kemi fokus të posaçëm te biznesi i madh, duke bërë një skanim të thellë të riskut që janë shfaqur gjatë punës tonë. Bilancet fiktive shmangin detyrimet tatimore, dhe ka fshehje të deklarimit të saktë të pagave” – tha Ahmetaj

Ministri i Financave theksoi se ka kompani të cilat vazhdojnë të operojnë me dy bilnace

“Kompanitë e mëdha vijojnë të operojnë me dy bilance. Kemi marrë angazhimin që kompanive tu njihet vetëm një bilanc zyrtar që është i përputhur me pasqyrën tatimore. Do të konkretizohet me të gjitha detajet teknike nga Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë në ditët në vazhdim” – tha Ahmetaj

7 dhjetor 2017 (Gazeta-Shqip.com)