Kryesoret Debate për kryeprokurorin, PS: Të zgjidhet për 30 ditë. Opozita largohet

Debate për kryeprokurorin, PS: Të zgjidhet për 30 ditë. Opozita largohet

92
1
SHPËRNDAJE

Në Komisionin e Ligjeve sot mes debateve u diskutua për memon për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Pasi shprehën kundërshtitë e tyre për procedurën e zgjedhjes së kryeprokurorit, opozita braktisi Komisionin.

Deputeti i PD-së, Eduard Halimi kërkoi konsensus për kryeprokurorin e ri, që sipas tij edhe nëse duhet të ndryshohet Kushtetuta, por jo të “hidhet në kosh” tha deputeti i PD-së. Por nga ana tjetër deputetët e PS-së kanë vazhduar mbledhjen dhe kanë rënë dakord që prokurori të zgjidhet brenda 30 ditësh.

Halimi tha se debati zhvillohet me kushtetutës dhe ligjit. Ai deklaroi se opozita i qëndron kushtetutës.

“Do zbatojmë kushtetutën apo do zbatojmë ligjin. Nëse duhet të ndryshojmë kushtetutën hajde të ulemi e ndryshojmë dhe marrim konsensusin, por të hedhim në kosh kushtetutën dhe hajde të zbatojmë ligjin, kjo për ne është e papranueshme. Vazhdoni me vendimin, sepse vendimi është cështja e debatit këtu, vendimi për të emëruar prokurorin e përkohshëm me 36 vota, nuk ka qenë diskutimi i mbarimit të mandatit, se ato nuk i kemi ne në kompetencë. I ka KLP me Kushtetutë. Debati është Kushtetuta, ligji. Ne themi kushtetuta, ju thoni ligji, me ligjin vazhdoni, ne i qëndrojmë kushtetutës” – tha Halimi

“Në kushtet e mos krijimit të KLP-së Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet në bazë të eksperiencës. Kuvendi cakton një nga prokurorët me më shumë eksperiencë” – deklaroi kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Kryeprokurori i ri, PS: Të zgjidhet. PD: Problem dosjet e korrupsionit

Ashtu edhe siç ishte pritur në Komisionin e Ligjeve nuk kanë munguar debatet e ashpra mes opozitës dhe mazhorancës. Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja tha se Kuvendi do të caktojë nga prokurorët më me eksperiencë.

Ndërsa nga ana tjetër deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj akuzoi mazhorancën tha se “është fakt që ju po nisni procedurën për të rrëmbyer kreun e akuzës” – tha Alibeaj.

Ulsi Manja: “Në kushtet e mos krijimit të KLP-së Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet në bazë të eksperiencës. Kuvendi cakton një nga prokurorët me më shumë eksperiencë”

Enkelejd Alibeaj: “Bëjmë  një ftesë politike, nëse do të hidhni këtë hap të gabuar në këtë qorrsokak do të acaroni klimën politike të këtij vendi kur nuk ka arsye. Nëse do të hidhni këtë hap do të bëni një kapje të sistemit të drejtësisë të qartë pa asnjë lloj dyshimi.

Po ndodh një gjë e pazakontë. Po nisni procedurën për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm. Ku e gjen të drejtën sekretari i Pergjithshem i Kuvendit të iniciojë një procedurë parlamentare të pakërkuar. Nuk është tentativë, por është fakt që ju po nisni procedurën për të rrëmbyer kreun e akuzës me ato kompetenca që ka. Ku buron kjo?  Ju mund të keni probleme personale me Llallën por kam përshtypjen se keni dhe problemin e dosjeve të korrupsionit që po heton Llalla. Ftesa ime është t’i thërrasim arsyes”.

Deputeti i PS-se Çuçi lexoi  projekt vendim për miratimin e një prokurori të përkohshëm.

Maxhoranca prezantoi projekt vendimin për miratimin e prokurorit të përkohshëm i cili duhet të emërohet brenda afatit 30 ditor.

1- Shpallet publike vendi vakant.

2 – Ftohen prokurorët me më shumë eksperiencë qëbrenda 5 ditëve nga miratimi i këtij vendimi të depozitojnë një kurrikulum dhe pëlqimin e tij për kandidim.

3- Pas depozitimit të kërkesave, komisioni cakton seancë dëgjimore.

4- Pas seancës dëgjimore publike, komisioni shqyrton brenda dy ditësh kriteret e ofruara të kandidatëve dhe harton raportin për kuvendin

7 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)

  • Fatosi-kosove

    Alibeaj te mbroje kushtetuten dhe ligjet me ngjet sikur millosheviqi ngrihet nga varri dhe fillon te qaje per shqiptaret e masakruar dhe ne te njeten kohe te kerkoi vrasjen e gjithe atyre qe kane vrare shqiptar,vertet me vjen turp qe i takoi te te njejtit komb me qiftin e alibeajt.