Opinion E DREJTË VOTIMI, POR EDHE PËRFAQËSIMI REAL

E DREJTË VOTIMI, POR EDHE PËRFAQËSIMI REAL

29
0
SHPËRNDAJE

Av. XHABIR ZEJNUNI

Gjatë emisionit “Studio e hapur”, gazetarja Eni Vasili i thotë Pandeli Majkos: Ju keni artikuluar me datën 16 tetor gjatë prezantimit të strategjisë për emigrantët se “Vota e emigrantëve është e frikshme për sistemin tonë elektoral”. Pandeli Majko ia pret: “Po, po e kam thënë. Është e frikshme, sepse është padiskutim votë që nuk blihet. Është votë perëndimore. Është votë që kthehet në spirancë fundore fondamentale të lidhjeve të Shqipërisë me perëndimin.

Dhe që nuk do lejojë asnjë politikan shqiptar, në qeverisje apo në opozitë, të orientojë aventura të natyrave të ndryshme të çuditshme në aventura të tjera(!) për interesa të veta personale”! Pandeli Majko nuk e ka frikën përsa deklaron më lart. Frika e tij më e madhe qëndron tjetër kund. Në fakt, vota e emigrantëve është shumë më e frikshme (jo vetëm për Pandin!), për arsye të tjera.

Diaspora shqiptare, nuk është e politizuar dhe ka formim e kulturë perëndimore. Vota e emigrantëve (ku bëj pjesë edhe unë) nuk është preferencë për njërin apo për krahun tjetër politik, por është votë KUNDËR politikës aktuale shqiptare. Kjo votë, nëse do mundësohej, do zhdukte nga skena politike komplet klasën aktuale politike. Atë klase, e cila nuk ka sjellë asnjë alternativë pozitive në Shqipëri dhe që po fëlliq tash 27 vite imazhin e vendit tonë edhe në skenën ndërkombëtare. Përndryshe, nuk ka si shpjegohet fakti që edhe vettingun e propozuan ndërkombëtarët (…..). Uroj edhe ta zbatojnë!

2

Nëse do votonte diaspora, atëherë ajo do i asbtenonte këta votime. Dhe kur abstenohet gjysma e votave, sjell që gjysma tjetër e votave të humbasë vlerën e saj. Ose edhe të delegjitimohet. Për këtë arsye, që diaspora nuk do lejohet të votojë.

Madje edhe do pengohet me makinacione të ndryshme që ajo të mos votojë. Ashtu si edhe më parë. Gjatë intervistës, Pandeli Majko thekson se “Deri tani, të gjitha palët politike janë shprehur për të drejtën e votës së emigrantëve”. Dyshoj shumë në sinqeritetin e kësaj deklaratë. Por, edhe nëse kjo deklaratë do ishte e sinqertë, atëherë nuk kuptohet arsyeja se përse nuk është diskutuar edhe për të DREJTËN e PËRFAQËSIMIT të diasporës në Parlament.

Të asaj diaspore, e cila sipas Pandeli Majkos “Është “gjysma e popullsisë”, që siç pohon ai me frikë (të moderuar!) “Është me të vërtetë gjysma më e mirë”. Atëherë, meqë gjysma më e mirë e popullsisë jeton në diasporë, a është e

drejtë dhe e moralshme që kjo gjysmë e popullsisë të ketë (mbase!) vetëm të drejtën e votës për të zgjedhur deputetët nga gjysma tjetër më e keqe e popullsisë dhe nga ana tjetër të mos ketë të drejtë përfaqësimi në Parlament?! Nuk po pretendohet që diaspora shqiptare të ketë gjysmën e deputetëve në

Parlament. Larg qoftë. Por, të paktën një përfaqësim me 10-15% në Parlament, kjo diasporë e meriton pa asnjë diskutim dhe kundërshtim. Do ndryshonin shumë gjëra nëse do realizohej kjo pjesëmarrje e diasporës në Parlament. Arsyeja edhe këtu dihet. Mjafton që Pandeli Majko, duke qenë se është Ministër i Shtetit për Diasporën, të paraqesë në Parlament një projekt-ligj, ku diaspora të ketë të

DREJTËN e PËRFAQËSIMIT të saj në Parlament. Me votat e diasporës natyrisht.

3

Bën çudi edhe fakti se Qeveria Rama BIS, ka Ministër Shteti PËR Diasporën dhe jo Ministër Shteti TË Diasporës. Në rastin e dytë, këtë post do duhej ta mbulonte vetëm një person, i cili jeton dhe punon në diasporë. Por, kjo është një histori tjetër (….) Kjo është (mbase!) arsyeja që kanë zgjedhur një “qengj” në krye të Ministrisë së Shtetit për Diasporen. Për të bërë të (PA)mundurën që diaspora të mos votojë. Lëre pastaj që ajo të ketë përfaqësuesit e saj në Parlament! Jam shumë i sigurte se ai do ketë shumë sukses në këtë drejtim. Nuk i duhet besuar kurrë përkujdesjes ndaj popullit “sovran” të asnjë politikani. Edhe në rastin kur ai politikan ka mbiemrin MAJKO (ose NËNË në serbisht).

7 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)