Politikë Francë, Meta takon deputetin e PE-së

Francë, Meta takon deputetin e PE-së

29
0
SHPËRNDAJE

Presidenti, Ilir Meta në një postim në faqet e tij zyrtare në facebook ka publikuar një foto me eurodeputetin e Francës, Renaud Muselier.

Kreu i shtetit sipër fotos ka deklaruar se në takim është folur për bashkëpunimin e gjithanëshëm mes Shqipërisë dhe Rajonin e Provence Alpes Cotes d’Azur.

Postimi

“Sot në Marsejë, me Presidentin e Rajonit të Provence-Alpes-Cotes d’Azur, Renaud Muselier, eurodeputet, duke folur për bashkëpunimin e gjithanshëm të Shqipërisë me këtë rajon, nga më të bukurit dhe më të begatët e Francës e të Mesdheut.” – shkruan Meta.

7 dhjetor 2017 (Gazeta-Shqip.com)