Botë Hamas kërcënon me luftë pas njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit

Hamas kërcënon me luftë pas njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit

310
1
SHPËRNDAJE

Grupi islamik palestinez Hamas ka paralajmëruar me luftë pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump, i cili njohu Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Vendimi amerikan rrezikon të hedhi në erë ekuilibrat e brishtë në Lindjen e Mesme.

Nga ana tjetër kryeministri izraelit, Netanjanhu deklaroi se ishte në kontakt të vazhdueshëm me shume shtete që kanë ndërmend të transferojnë selitë e tyre diplomatike në Jeruzalem, sipas tij edhe para vendimit të Uashingtonit.

Por Netanjahu nuk ka dhënë detaje se cilat janë këto vende. Kreu i ekzekutivit izraelit deklaroi se presidenti amerikan Trump me këtë vendim kishte hyrë në historinë e Jeruzalemit.

Lideri i Hamas-it, Ismail Hanieh theksoi se duhet nisur sa më parë një luftë ndaj Izraelit, pasi shpallja e Jeruzalemit si kryeqytet i tij ishte një deklaratë lufte ndaj Palestinës.

Por përballë gazetarëve, Netanjahu theksoi se Izraeli dëshiron paqen dhe trajtohet padrejtësisht si agresor.

Ai theksoi se kishte si objektiv bashkimin e të gjithë njerëzve në Lindjen e Mesme kundër barbarizmit të Iranit dhe vendeve të tjera fqinje, apo dhe kundër Isis.

Sipas tij beteja e vërtetë e të ardhmes është liria dhe vendi i tij aktualisht është në mes të kësaj beteje.

7 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)

  • cuço

    E keni provuar me izraelin o lagaraqe terroriste islamist, por e keni ngrene çdo here rregulisht. Siç duket jeni mesuar dhe nuk ju rrihet pa preshin. I jane versulur Izraelit pese shtete arabe te kalbura se bashku dhe kane ikur te mundur e me bisht ne shale!! Do bej lufte ky koke tuli! Do çoje gomeret mish per top se me izraelin nuk fitojne kurre bark thatet, Izraeli i mban me buke, duke ju dhene 500 milion dollare çdo vit, per te mos vdekur urie se per te punuar nuk punoje sepse do falen pese here ne dite, derrat!