Botë “Jeruzalemi”, kaos në Çisjordani; mbi 100 të plagosur nga përleshjet

“Jeruzalemi”, kaos në Çisjordani; mbi 100 të plagosur nga përleshjet

263
0
SHPËRNDAJE

Pas vendimit të Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të shtetit hebre, 100 protestues palestinezë mbetën të plagosur nga ushtarët izraelitë, kur manifestimi ku merrnin pjesë, mbërriti deri në kufijtë e vendosur në rripin e Gazës me Izraelin.

Lajmi është konfirmuar nga mediat vendase. Protesta po mbahen edhe në qytetet palestineze të Cisjordanisë. Ndërkohë mësohet se nga Gaza janë lëshuar disa raketa në vendbanimet hebraike, por edhe Izraeli është kundarpërgjigjur.

Përleshjet janë regjistruar në veçanti në Betlehem, Hebron dhe Ramallah. Sipas Organizatës së Gjysmë Hënës së Kuqe, janë të paktën 100 persona të plagosur: 12 janë plagosur me armë zjarri nga policia izraelite, 50 janë qëlluar me plumba gome dhe 32 të tjerë janë intoksikuar nga gazi lotsjellës.

Objektivi kryesor i këtyre manifestimeve është presidenti amerikan Donald Trump. Në Gaza janë djegur posterët me imazhin e tij. Në Betlehem, një fotografi e madhe e tij, një grafit i pikturuar së fundmi mbi një mur në barrierën e sigurisë, është fshirë me bojë të zezë.

Në Nablus, demonstruesit kanë sjellë në shesh një manekinë që kishte fytyrën e Trumpit dhe i kanë vënë zjarrin. Ndërsa në ueb, qarkullon pej së mërkurës edhe një fotomontazh që tregon Trumpin të gjakosur në tokë, me vrimat e plumbave në kokë dhe në gjoks.

7 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)