Kryesoret Kryeprokurori i ri, SHBA-BE kundër PD: Parlamenti të zbatojë ligjin

Kryeprokurori i ri, SHBA-BE kundër PD: Parlamenti të zbatojë ligjin

311
0
SHPËRNDAJE

Ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu dhe Kryetarja e delegacionit te BE ne Tirane, Romana Vlahutin, gjate nje mbledhje te Komisionit te posacem per Reformen ne Drejtesi, ku Lu ka kerkuar miratimin e Reformes ne drejtesi brenda qershorit. /r/n/r/nUS Ambassador in Tirana, Donald Lu and Head of EU Delegation in Tirana Romana Vlahutin, during a meeting of the Committee on judicial reform.Në një kohë kur në Komisionin e Ligjeve ka nisur debati për zëvendësimin e Prokurorit të Përgjithshëm, Ambasadori i SHBA Donald Lu reaguar lidhur me zbatimin e Kushtetutës dhe ligjit për Prokurorinë.

“Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e SHBA mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit. Ne nxisim Parlamentin të zbatojë ligjin”,- thuhet në reagimin e ambasadorit të SHBA.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe delegacioni i Bashkimit Europian me mision në Tiranë, i cili përmes një deklarate, mbështet opinionin ligjor të OPDAT-it dhe EURALIUS-it.

“Ligji për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë parashikon dispozita të qarta tranzitore – siç konfirmohet nga EURALIUS dhe OPDAT në opinionin e tyre në Kuvend. Ne e ftojmë Kuvendin të procedojë në respekt të plotë të ligjit”, – thuhet në deklaratën e delegacionit të BE-së.

Misionet ndërkombëtare që kanë asistuar në reformën në drejtësi, përkatësisht amerikani OPDAT dhe EURALIUS i Bashkimit Europian kanë këshilluar zgjedhjen e një Prokurori të ri të Përkohshëm deri në ngritjen e plotë të institucioneve të reja të drejtësisë.

Të dy misionet nuk e përjashtojnë opsionin e zgjedhjes me shumicë të thjeshtë të një prokurori të përkohshëm.

OPINIONI I OPDAT dhe EURALIUS (Dokumenti i publikuar më 21nëntor)

Zgjedhja e një prokurori i cili është emëruar që të kryeje funksionet e një prokurori të  përgjithshëm ne një periudhë tranzitore

Mandati i Prokurorit të Prwgjithshëm në detyrë përfundon në fillim të dhjetorit. Këshilli i Lartë Prokurorial, i cili është përgjegjës për emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm ende nuk është themeluar.

Prandaj, zbatohet regjimi kalimtar (tranzitor) për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm

7 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)