Kryesoret Kryeprokurori, Rama: Me shumicë të thjeshtë. Basha: Respekto Kushtetutën!

Kryeprokurori, Rama: Me shumicë të thjeshtë. Basha: Respekto Kushtetutën!

306
0
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, gjate nje takimi ne Pallatin e Kongreseve me Kryetarin e PD, Lulzim Basha, ku kane diskutuar ne lidhje me reformen ne drejtesi. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, during a meeting with Leader of the Democratic Party Lulzim Basha, where they discussed about judicial reform.Në një tjetër prononcim për median në lidhje me çështjen e kryeprokurorit të ri, kryeministri Rama ka nënvizuar se maxhoranca ka mundësinë kushtetuese të zgjedhjes me shumicë të thjeshtë, por pavarësisht kësaj ai u shpreh se ka për borxh të ftojë opozitën në negociata.

“Ftesa ime është për një pakt kombëtar për Europën, në funksion të çeljes së negociatave si një stacion i Shqipërisë dhe jo i qeverisë vetëm dhe për ta shfrytëzuar këtë çështje të Prokurorit të përgjithshëm si një pikënisje të rëndësishme duke u nisur nga fakti se pavarësisht se ne kemi mundësinë kushtetuese të një zgjedhje me shumicë të thjeshtë, të krijojmë kushtet që të kemi një zgjedhje të mirëkuptuar me opozitën dhe nga ana tjetër që opozita të përfshihet plotësisht në procesin e mbështetjes së Shqipërisë për të çelur negociatat. Unë kam për borxh të bëj deri në fund atë që më takon e sigurisht pastaj borxhet që opozita i ka vendit janë borxhe që opozita vetë duhet t’i konsiderojë e t’i trajtoj si të tilla”, – u shpreh kryeministri.

Basha kthen përgjigje: Pakti i vetëm është Kushtetuta

Pas ftesës së Ramës për bisedime për zgjedhjen e kryeprokurirorit, kreydemokrati Lulzim Basha, në një postim në facebook i ka kthyer përgjigje, duke thënë se i vetmi pakt që ka nevojë Shqipëria është i Kushtetutës dhe shtetit ligjor.

Basha, duke cituar kushtet e BE-së tha se janë: “Zbatimi i reformës në drejtësi dhe vetingu; lufta kundër drogës dhe krimit; lufta kundër korrupsionit; reforma e administratës publike; respektimi i të drejtave themelore të njeriut” – tha Basha.

Postimi i plotë i Bashës

I vetmi “pakt” që ka nevojë Shqipëria është pakti për Kushtetutën dhe shtetin ligjor. Kushtet që BE ka vendour për Shqipërinë janë të qarta: zbatimi i reformës në drejtësi dhe vetingu; lufta kundër drogës dhe krimit; lufta kundër korrupsionit; reforma e administratës publike; respektimi i të drejtave themelore të njeriut”

Në mbështesim pa asnjë kusht përpjekjen për përmbushjen e secilit prej këtyre kritereve.

  1. Në mbështesim pa asnjë rezervë zhbllokimin e menjehershëm të reformës në drejtësi dhe krijimin e KLP-së për t’i hapur rrugën krijimit të SPAK-ut dhe të byrosë së hetimit dhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm në mënyrë kushtetuese, pasi të ketë kaluar vetingun dhe me tre të pestat e Kuvendit.
  2. Ne mbështesim heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit dhe hetimin e tij si çdo qytetar i thjeshtë për lidhjet me trafikun e drogës. Mbështesim pa kushte hetimin e të gjithë zyrtarëve të lidhur me krimin nga Vangjush Dako dhe Qazim Sejdini tek shefat e policisë. Mbështesim arrestimin dhe hetimin e grupeve kriminale nga Habilajt tek Balilajt.
  3. Ne mbështesim pa asnjë rezervë hetimin dhe luftën kundër korrupsionit, përfshi koncesionet në shëndetësi, në inceneratorë, në PPP, e kudo.
  4. Ne mbështesim pa asnjë rezervë të drejtat e qyterarëve, liritë dhe pronën e tyre kundër ndërhyrjeve arbitrare.”

Ne do japim kontributin tonë në Kuvend dhe në institucione për këtë gjë. Por detyra jonë është të bëjmë opozitë, çfarë është rol themelor dhe i domosdoshëm për funksionimin e demokracisë, kufizimin e pushtetit dhe mirëqeverisjen e vendit.

Shqipëria nuk duhet të ketë demokraci fasadë dhe nuk duhet të ketë partitë dhe tavolinat partiake mbi Kushtetutën dhe mbi institucionet.

7 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)