Politikë Kryeprokurori, Vasili: Thirrjet për konsensus janë shumë të vonuara

Kryeprokurori, Vasili: Thirrjet për konsensus janë shumë të vonuara

30
0
SHPËRNDAJE

Pas deklaratave të Ramës për konsensus me opozitën sa i takon çështjes së kryeprokurorit ka reaguar kreu i grupit parlamentarë të LSI-së, Petrit Vasili.

Në një postim në facebook Vasili tha se thirrjet për konsensus të natës së fundit janë shumë të vonuara dhe shërbejnë vetëm si alibi e kapjes së drejtësisë.

Ai shkruan më tutje se nuk mund të “huajt” të sillen si “pushtues” dhe të “bekojnë për kapjen e drejtësisë” nga kryeministri  Rama.

Postimi i Vasilit

Kanabizohet reforma ne drejtësi. Thirrjet për konsensus te natës se fundit janë shume te vonuara dhe shërbejnë vetëm si alibi e kapjes se drejtësisë.

Zbatimi i reformës ne drejtësi ka hyre ne rrugën shume te rrezikshme te antikushtetutshmerise dhe antiligjit, qe demonton shtetin e se drejtës dhe instalon një pushtet te kriminalizuar te antiligjit.

Reforma ne drejtësi është e qarte,e zeza mbi te bardhe, ne Kushtetuten e miratuar me 140 vota ne Kuvendin e Shqipërisë dhe duhet zbatuar pa lëvizur asnjë presje.

Çdo devijim nga kushtetuta rrënon reformën ne drejtësi e kthen atë ne një antireforme dhe provon qarte kapjen nga kryeministri dhe qeveria.

Te huajt cilido qofshin nuk mund te sillen si pushtues dhe te bekojnë kapjen e drejtësisë nga kanabisi i kryeministrit.

Ka vetëm një Kushtetute, dhe as Kuvendi dhe asnjë mision i huaj nuk kane as me te voglën mundësi ta tjetërsojnë dhe interpretojnë pasi kushtetuta nuk jua jep këtë te drejte.

Shqipëria është republike Kushtetuese dhe jo republike e kanabisit.
Po, kryeministri, qeveria dhe kushdo tjetër…..qe kërkon te shkelet Kushtetuta është si ata.

7 dhjetor 2017 (Gazeta-Shqip.com)