Aktualitet Makina bie në lumë, shpëton për mrekulli drejtuesi

Makina bie në lumë, shpëton për mrekulli drejtuesi

204
0
SHPËRNDAJE

Një mjet ka rënë në lumë në dalje të Klosit mbrëmjen e të mërkurës, por fatmirësisht drejtuesi nuk ka pësuar probleme.

Rreth orës 6:40, të mëngjesit të sotëm, sipas policisë së Dibrës, salla operative e komisariatit të Policisë Mat, ka marrë një telefonatë ku bën fjalë për një automjet të rënë në lumë në dalje të Klosit.

Efektivët e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se në vendin e quajtur Ura e Fshatit, në dalje të Bashkisë Klos, shtetasi S.B., banues në Klos, duke drejtuar automjetin tip Fiat me targa AA 607 LC, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Mat.

Shtetasi S.B, ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30 të mbrëmjes së djeshme, e mërkurë.

Ai ka thënë se po udhëtonte i vetëm dhe nuk ka pësuar asnjë lëndim, dhe aktualisht ndodhet në banesën e tij.

Efektivët e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të saj, si dhe po punojnë për nxjerrjen e automjetit nga uji

7 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)