Extra Kuriozitete Puthja e fundit (para vdekjes) mes Bonnie e Clyde (Foto)

Puthja e fundit (para vdekjes) mes Bonnie e Clyde (Foto)

403
0
SHPËRNDAJE

Kanë qenë çifti më diabolik i të gjitha kohërave: janë Bobbie dhe Clyde, dy kriminelë që përhapën terror në SHBA rreth viteve ’30.

Dhe në Dallas, është përuruar një material kushtuar të dyve, ku është publikuar, ndoshta fotoja e fundit së bashku: një puthje para se të arratiseshin për herë të fundit, të ndjekur nga policia, e cila në 23 maj 1934 i ka ekzekutuar me mbi 100 plumba në Luiziana.

Të dy ishin akuzuar për 13 vrasje dhe grabitje të ndryshme, të kryera mes viteve 1932 dhe 1934. Bonnie Parker u njoh me Clyde Barrow në janar 1930 dhe menjëherë lindi një dashuri me shikim të parë. Deri atëherë, Clyde kishte pasur vetëm disa probleme me ligjin për disa vjedhje të vogla.

Por papritur u akuzua për vrasjen e një shitësi, krim të cilin asnjëherë nuk e pranoi. Më pas çifti nisi një arrati në të gjithë Amerikën, duke u shndërruar, pavarësisht nga akuzat, në legjendë. Ishte një bashkëpunëtor i tyre ai që i tradhtoi dhe u futi në një pritë: ai ishte 25 vjeç, ajo 23.

Dhe në funeralin e tyre në Dallas, morën pjesë më shumë se 50 mijë persona. Një legjendë, ajo e Bonnie e Clyde, që reziston edhe sot.

7 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)