Politikë Rama në Bullgari: Europa të qartësojë kush është e ardhmja jonë

Rama në Bullgari: Europa të qartësojë kush është e ardhmja jonë

267
0
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp sot nga Sofje e Bullgarisë para gazetarëve ka vlerësuar Procesin e Berlinin si një nismë me frymën e modelit Evropian.

Rama deklaroi se aspiratat e liderëve të Ballkanit Perëndimorë janë integrimet në Bashkimin Evropian.

“Dua ta nis duke thënë se nuk kanë kaluar 300 dhe as 30 vjet, por vetëm tre vite më parë kur ne nisëm këtë proces të bashkëpunimit rajonal në të cilin jemi të angazhuar sipas frymës, vizionit dhe modelit evropianë. Ja ku jemi si kurrë më parë. Aspiratat evropiane të qytetarëve tanë kanë bërë bashkë të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, në këtë proces jashtëzakonisht mësimdhënës të bërjes së bashku për integrim eurpoian dhe ndërveprim për sfidat e qëllimet e përbashkëta, – u shpreh kryeministri. – Ndërkohë që jemi shumë mbështetës të faktit që Serbia dhe Mali i Zi po negociojnë, ne besojmë fuqimisht që është koha që Shqipëria dhe Maqedonia të nisin negociatat. Sepse sinqerisht kjo është kontradikte, në mënyrën se si e shoh unë, midis të qenit kaq shumë i përkushtuar ndaj procesit të integrimit, nga njëra anë dhe nga tjetër ka ardhur koha për palën europiane që të ketë qartësi se cila do të jetë perspektiva jonë. Në të njëjtën kohë mosfillimi i bisedimeve duket se bëhet një ushtrim fruestrues”, – tha Rama.

Rama nga Sofja foli edhe për mbështetjen e Bullgarisë në procesin e integrimeve në BE.

“Unë mendoj se Presidenca bullgare e BE-së vjen në momentin e duhur, si një koincidencë e mirëpritur për Ballkanin Perëndimor. Dhe unë besoj fuqimisht se Kryeministri bullgar ka të gjithë argumentet dhe të gjithë mbështetjen tonë. Por në të njëjtën kohë pritshmëritë tona për të nxitur përshpejtimin në rrugën aq shumë të domosdoshme të integrimit”, – deklaroi Rama.

7 dhjetor 2017 (Gazeta-Shqip.com)