Politikë Shorti për KED-në, reagon Luan Rama: Një skandal!

Shorti për KED-në, reagon Luan Rama: Një skandal!

39
0
SHPËRNDAJE

Nën kryetari i LSI-së, Luan Rama në një postim në facebook tha se shorti për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) është “skandal” dhe se është në kundërshtim me Kushtetutën. Rama shkruan nuk do të zgjidhen më të mirët dhe jo sipas tij nga ata që janë “shëmbëlltyrë e korrupsionit”.

Postimi i Luan Ramës

Shorti për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) – SKANDAL:

Në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me parimet e reformës në drejtësi, në kundërshtim me kriteret që parashikon ligji!

Do të duhej të zgjidheshin më të mirët mes më të mirëve, por duke mos respektuar kriteret që parashikon ligji, në mes të zgjedhurve, ka edhe nga ata që janë shëmbëlltyrë e korrupsionit, e injorancës dhe e paaftësisë!

Reforma në Drejtësi e kompromentuar!

7 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)