Politikë Vizita në SHBA, Ruçi takon zyrtarin amerikan

Vizita në SHBA, Ruçi takon zyrtarin amerikan

70
0
SHPËRNDAJE

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi nis vizitën zyrtare në SHBA, kur sot është pritur në një takim nga zëvendëskryetari i Nënkomisionit për Terrorizmin dhe Financimin e Paligjshëm, Robert Pittenger.

Pittinger përgëzon Ruçin për detyrën e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, shpreh gadshmërinë për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve

Kryetari i Kuvendit Ruçi shoqërohet në këtë vizitë nga Taulant Balla, Mimi Kodheli dhe Anastas Angjeli

Robert Pittenger në takim, deklaroi se Shqipëria dhe SHBA-të ndajnë të njëjtin shqetësim.

“Të dyja vendet tona ndajnë të njëjtat angazhime, të njëjtat vlera dhe pikëpamje, si dhe të njëjtat shqetësime. Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan që Shqipëria të jetë një vend i fortë, i sigurt dhe një vend që gëzon paqe e begati. SHBA-të kanë një lidhje të fuqishme me Shqipërinë, dhe ne ju jemi mirënjohës dhe ju falënderojmë për miqësinë që kemi, e cila do të forcohet në vite” – tha Pittenger.

Ndërsa kryeparlamentari tha se reforma në drejtësi është përgaditur dhe mbështetur nga SHBA-të.

“Vizioni për një Shqipëri të fortë dhe të besueshme mbështetet mbi partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne i jemi gjithmonë mirënjohës SHBA-ve. Shqiptarët nuk e harrojmë kurrë mbështetjen e SHBA-ve për një Kosovë të lirë dhe të pavarur. Shqipëria është sot një vend anëtar aktiv i NATO-s dhe partner i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit falë mbështetjes së SHBA-ve. Reforma në drejtësi, u përgatit dhe u miratua me mbështetjen e SHBA-ve. Ne do të kemi një sistem të besueshëm drejtësie. Miratimi i reformës, garanci e domosdoshme për sipërmarrjet e huaja, duke përfshirë edhe ato amerikane për të investuar në Shqip” – tha Ruçi.

7 dhjetor 2017 (Gazeta-Shqip.com)