Napoli nuk diti të përfitonte nga barazimi 0-0 në derbin e Italisë mes Juventusit dhe Interit. Skuadra e Sarrit barazoi po 0-0 në “San Paolo” ndaj Fiorentinës, duke u ngjitur vetëm një pozicion në renditje, pra në vendin e dytë, me një pikë më shumë se Juventusi.
Në krye të Serisë A është e njëjta situatë si një javë me parë. Përfundoi në barazim 2-2 përballja mes Spal dhe Veronas, me vendasit që arritën të shënonin dy herë brenda dy minutave lojë me Paloschin dhe Antenuccin (11-m) në fund të takimit, ndërkohë që më herët kishin realizuar Cerci (11-m) dhe Caceres për veronezët.
Udinese bëri detyrën në shtëpi me Beneventon, duke fituar pastër 2-0. Barak dhe Lasagna ishin autorët e golave të friulanëve që në pjesën e parë.
Dy futbollistët e Kombëtares Shqiptare Gjimshiti dhe Memushaj luajtën gjatë gjithë ndeshjes në radhët e Beneventos.
10 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)