Gjatë viizitës së tij, në Greqi, Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në BE, Johannes Hahn ka prekur edhe çështjen e negociatave për anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit.


Hahn u shpreh i vendosur për të hapur negociatat sa me shpejt me Shqipërinë dhe Maqedoninë.


Ai ka thënë se “BE nuk pranon një shtet që ka probleme me fqinjët. Ky është një mësim nga e shkuara dhe ne nuk e duam këtë. Serbia duhet të zgjidhë problemet me Kosovën”, – u shpreh Hahn.


Hahn u shpreh i vendosur për të hapur negociatat sa me shpejt me Shqipërinë dhe Maqedoninë.


“Bashkimi Europian ka shumë pak influencë në vendet e Ballkanit përpara hapjes së negociatave. Por do të kemi shumë influencë gjatë negociatave. Prandaj jam kaq i vendosur për të hapur negociatat sa me shpejt me Shqipërinë dhe Maqedoninë”- tha Hahn.


16 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)