Sport Kaliforni, Mike Tyson bëhet prodhues i marijuanës

Kaliforni, Mike Tyson bëhet prodhues i marijuanës

547
SHPËRNDAJE

Mike Tyson  nuk resht asnjëherë së befasuari. Ish-kampioni 51-vjeçar i botës në boks, ka vendosur të prodhojë marijuanë në Kaliforni. Nga 1 janari 2018, në Kaliforni është legalizuar shitja e marijuanës për qëllime pozitive. Ky është rezultati i referendumit mbi legalizimin e bimës narkotike, që u mbajt në 8 nëntor 2016.

Që prej natës së Vitit të Ri, shumë njerë janë vënë në radhë  për të blerë marijuanë dhe prodhime të tjera që e përmbajnë si biskotë apo locion. Dhe Tyson, nuk ka humbur kohë, duke vendosur të hapë një “ranch” prej 40 hektarë, që ndodhet 60 milje në jug-perëndim të Death Valley.

Është parashikuar të ndërtohet edhe një shkollë që do t’u mësojë kultivuesve si të mirëmbajnë dhe kujdesen format e bimës. Në SHBA, 29 shtete lejojnë përdorimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe shtatë nga këta e kanë legalizuar edhe për përdorim rikrijues. Në Kolorado, ish-çiklisti Floyd Landis, është bërë prodhues i marijuanës.

3 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)