Kulturë Një suedeze, art në kryeministri

Një suedeze, art në kryeministri

252
SHPËRNDAJE

Mia Enell, artistja suedeze ka hapur sezonin e parë të 2018 me ekspozitën “Tani tani tani” në COD. Enell prezantoi 22 punime në hollin protokollar të Kryeministrisë dhe në sallën “Tako Artistin”.

Ekspozita që gërsheton pikturën me vizatimin është kuruar nga Genti Gjikola dhe bën bashkë vepra që “përtej lehtësisë së dukshme dhe thjeshtësisë, shfaqin kompleksitetin e botës që Mia Enell kërkon të zbulojë”. Mia Enell lindi më 1967 në Goteborg të Suedisë. Aktualisht jeton dhe punon në Nju Jork, SHBA. Enell përfundoi Shkollën e Artit Nyckelvikskolan në Stokholm (1987) dhe më pas Shkollën e Lartë Kombëtare të Arteve të Bukura në Paris, DNSAP (MFA), (1992).

Punët e saj janë prezantuar në shumë ekspozita kolektive e vetjake, në muze e galeri të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara dhe Europë. Veprat e Mia Enell gjenden në koleksione të mëdha ndërkombëtare dhe private, përfshirë L.A.C.M.A., Muzeun e Arteve në Los Anxheles; Koleksionin Borghese, Itali, Koleksionin Ahrenberg, Zvicër; Statens Konstråd – Agjencia Kombëtare e Artit Publik, Suedi; Fondin e Depozitave e Investimeve dhe FNAC – Fondin Kombëtar të Artit Bashkëkohor në Paris, Francë.

11 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)