Extra Daily Mail: Ja jetesa e fëmijëve të pasur të Shqipërisë në Instagram

Daily Mail: Ja jetesa e fëmijëve të pasur të Shqipërisë në Instagram

2880
SHPËRNDAJE

Vaska të mbushura me para, super-makina, madje dhe tigra që mbahen si kafshë shtëpiake. Tani fëmijët e pasur të Shqipërisë tregojnë stilin e tyre të lavdishëm të jetesës në Instagram.

Kjo është as më shumë e as më pak veçse hyrja e një artikulli që prestigjiozja britanike Daily Mail i kushton atyre që i quan fëmijët e pasur të Shqipërisë.

Shumica prej nesh ndjejnë plevitin gjatë muajit janar, por ky nuk është rasti për të rinjtë e pasur shqiptarë, që përbëjnë elitën e re të vendit.

“Fotografitë e paraqitura në llogarinë e Instagram-it të Rich Kids of Albania janë të mjaftueshme për t’ju bërë të qani mbi drekën tuaj të përgatitur në shtëpi”, shkruan gazeta britanike.

Fëmijët e pasur të Shqipërisë kanë gjetur mënyra kreative për t’u mburrur me paratë; duke i përhapur në kroskotin e super-makinave të tyre apo duke mbushur vaskat.

Në këtë llogari në Instagram gjenden shumë foto të cilat duket sikur nuk janë realizuar nga shqiptarë apo në Shqipëri, megjithatë në shumë prej tyre dallohen edhe simbole apo objekte e ndërtesa ku provohet se janë shqiptarë.

12 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)