Extra Kuriozitete “Facebook” ndryshon radikalisht, vëmendja te postimet familjare

“Facebook” ndryshon radikalisht, vëmendja te postimet familjare

66
SHPËRNDAJE

“Facebook”, rrjeti social me numrin më të lartë të përdoruesve në botë ka vendosur që të ndryshojë radikalisht qasjen e vetë ndaj lajmeve të mediave të ndryshme në këtë platformë.

Lajmërimin e ka bërë vetë themeluesi Mark Zuckerberg, duke thënë se në vijim postimet nga bizneset, markat apo mediat të mos kenë më prioritet.

Në vend të tyre do të theksohet përmbajtja që sjell bashkëveprim mes njerëzve të afërt dhe miqve që përdorin këtë rrjet social dhe më pak kontesti i lajmeve apo reklamave.

Zukerberg pranoi se ky ndryshim do t’i kushtojë para Facebook, pasi popullariteti i postimeve të organizatave në “Facebook” do të bjerë, madje pritet që edhe shumë faqe që mbijetonin vetëm falë “Facebook” të falimentojnë. Ndryshimi i ri që pritet të hyjë në fuqi për pak javë, vjen pasi premtimit të Zuckerbeg se gjatë 2018 do të sigurohet se koha që njerëzit kalojën në “Facebook” të jetë e shpenzuar mirë.

Në mesazhin e tij për përdoruesit e Facebook, Zuckerberg për të justifikuar ndryshimet ka cituar të dhënat e një studimi për mënyrën sesi njerëzit ndihen më të lumtur kur shohin kontent nga njerëz që ata i njohin më tepër.

“Ne ndiejmë një përgjegjësi për të siguruar që shërbimet tona nuk janë thjesht kënaqësi për t’u përdorur, por edhe të mira për mirëqenien e njerëzve. Pra, ne e kemi studiuar këtë prirje me kujdes duke parë në hulumtimet akademike dhe duke bërë hulumtimet tona me ekspertë udhëheqës në universitete. Hulumtimi tregon se kur përdorim mediat sociale për t’u lidhur me njerëzit që na interesojnë, mund të jetë mirë për mirëqenien tonë.

Zuckerberg shtoi se “ne mund të ndjehemi më të lidhur dhe më pak të vetmuar, dhe kjo ndërlidhet me masat afatgjata të lumturisë dhe shëndetit”.

“Nga ana tjetër, leximi pasiv i artikujve edhe nëse janë argëtues apo informues, mund të mos jetë dhe aq diçka e mirë”, nënvizoi ai.

Por duket qartë se shtysa është skandali i lajmeve të rreme dhe roli i “Facebook” në këtë skandal me pasivitetin e tij.

Zukerberg pranoi se ndryshimi i ri mund të bëjë që njerëzit të kalojnë më pak kohë në “Facebook”, por gjatë 2017-s problematike duket se ka kuptuar që një platformë e mbushur me përmbajtje të rreme dhe problematike, pavarësisht parimit për lajme të lira, nuk ja vlen barra qiranë.

12 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)