Sport Florentino Perez, 400 milionë euro për Neymar?!

Florentino Perez, 400 milionë euro për Neymar?!

184
SHPËRNDAJE

Reali i Madridit është gati të bëjë çmendurinë e shekullit. Sikurse informon e përditshmja spanjolle Marca, një gazetë shumë pranë klubit madrilen, Florentino Perez kërkon me çdo kusht të blejë Neymar.

Për ta shkëputur brazilianin nga PSG, klub që shpenzoi shumën rekord 222 milionë euro për t’ia marrë Barcelonës, kupola drejtuese e “Los Blancos” po përgatit ofertën 400 milionë euro.

Duket diçka e pabesueshme, por me ritmin që po rriten çmimet e futbollistëve, e pamundura nuk ekziston.

Në Francë e shohin edhe si një lëvizje të Realit për të trazuar edhe më shumë ambientin te parisienët para përplasjes në fazën e 1/8-ave të Championsit, me shortin që është treguar i pamëshirshëm, duke vënë përballë skuadrës kampione në fuqi të kompeticionit më të rëndësishëm për klube pikërisht PSG-në.

12 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)