Aktualitet Itali, një 17-vjeçar shqiptar plagoset me armë

Itali, një 17-vjeçar shqiptar plagoset me armë

168
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme një 17-vjeçar shqiptar është qëlluar në këmbë me armë zjarri në Torino të Italisë.

Arma është shkrepur nga një person që ende nuk është identifikuar nga policia. Ngjarja ndodhi në Via Ventimiglia 228 dhe i riu shqiptar e kontaktoi vetë policinë në 118.

Për karabinierët Mirafiori, djali tha se kishte parë një grindje mes qytetarëve të huaj dhe më pas ndjeu goditjen në këmbë, por historia nuk i bindi uniformat blu.

I riu u transportua në CTO dhe policia nisi hetimet për të zbardhur incidentin, shkruajnë mediat italiane.

12 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)