Aktualitet Itali, prangosen 4 hajdutë shqiptarë

Itali, prangosen 4 hajdutë shqiptarë

280
SHPËRNDAJE

Një bandë grabitësish shqiptarë është goditur nga karabinierët në Ricione të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se policia gjatë kryerjes së arrestimeve ka arritur të sekuestrojë më shumë se një kilogram sende floriri.

Operacioni i policisë nisi pak ditë më parë, duke marrë kështu shkak nga numri i lartë i vjedhjeve, veçanërisht në zonën e Valkonës.

Më 30 dhjetor në Saludecio, gjatë një tentative vjedhje, pronari i banesës arriti të mbante mend targën e automjetit të autorëve.

Pas hetimeve të policisë, rezultoi se makina ishte vjedhur në Rimini dhe pastaj këqyrjes së kamerave mjeti tip ‘Mazda’, u gjurmua në Fano.

Detajet e mësipërme i mjaftuan policisë që të binte në gjurmët e hajdutëve, të cilët u prangosën më pas.

Ndërkohë karabinierët bëjnë me dije se brenda pak ditësh shqiptarët do të kishin shënuar pothuajse 100 vjedhje në apartamentet në krahinat e Riminit, Ancona, Pesaro Urbino dhe Modena.

12 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)