Aktualitet Kavajë, qytetari qëllon me armë punonjësit e OSHEE

Kavajë, qytetari qëllon me armë punonjësit e OSHEE

148
SHPËRNDAJE

Një ngjarje që mund të prekte kufijtë e tragjedisë është parandaluar në kohë nga Policia e Kavajës.

Kështu, OSHEE njofton se teksa kishin shkruar për kontroll dhe verifikim në terren të abonentëve, grupi i punës së OSHEE të Drejtorisë Rajonale Durrës, ka hasur në rezistencën e abonentit Dritan K.

Qytetari  në fjalë ka penguar punonjësit e OSHEE të kryenin detyrën dhe i ka kërcënuar ata, duke i qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 të pasdites së sotme.

“Fatmirësisht nga plumbat nuk pati të lënduar, ndërkohë që abonenti Dritan K. është ndaluar nga policia, e cila po kryen hetimet mbi ngjarjen bazuar mbi provat, si dhe ka sekuestruar armën e zjarrit, çifte”, sqaron OSHEE.

12 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)