Botë Pragë, përplaset autobusi, 3 të vdekur dhe 45 të plagosur

Pragë, përplaset autobusi, 3 të vdekur dhe 45 të plagosur

88
SHPËRNDAJE

Një autobus është aksidentuar në Pragë, duke lënë tre persona të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Një makinë u përplas me autobusin rreth orës 16.00 në orën lokale (15.00).

Shoferi i makinës mbeti i vdekur së bashku me dy pasagjerë nga autobusi, konfirmoi një zëdhënëse e policisë. Policët thanë se 45 persona të tjerë janë plagosur dhe pesë prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Zëdhënësja e shërbimit të shpëtimit Jana Postavo tha se “dy fëmijë pësuan lëndime të rënda në kokë dhe u vendosën në ventilim artificial dhe në koma artificiale”.

Fotot shqetësuese nga skena tregojnë se shërbimet e emergjencës po grumbullojnë rrënojat e autobusit. Tragjedia ndodhi në zonën e Horomericës, në veri-lindje të kryeqytetit të Republikës Çeke.

Për disa udhëtarë u desh ndërhyrja e shërbimeve emergjente për t’i nxjerrë nga autobusi. Autobusi besohet të ketë dalë nga rruga dhe u përplas me një pemë pas rrëzimit.

Një hetim është nisur nga autoritetet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

12 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)