Extra ShowBiz Ricky Martin martohet me partnerin e tij

Ricky Martin martohet me partnerin e tij

290
SHPËRNDAJE

Ricky Martin është martuar. Në mënyrë surprizë, pa shumë zhurmë dje pa festë (ndoshta në muajin e ardhshëm), me partnerin e tij, artistin sirian, Jwan Yosef.

E ka rrëfyer vetë këngëtari nga Porto Riko gjatë prezantimit të serialit televiziv “Assassination of Gianni Versace”, ku do të jetë protagonist me aktoren spanjolle, Penelope Cruz. “Jam një bashkëshort, unë dhe partneri im kemi nënshkrua të gjitha dokumentet”, – ka treguar.

Propozimi është bërë në gjunjë dhe është shoqëruar me dhurimin e unazës. “Të kam marrë diçka, dua të kaloj jetën time me ty”, – i ka thënë Ricky të fejuarit të tij, i cili ka pranuar menjëherë.

Të dy janë njohur në vitin 2016 në Instagram dhe janë martuar një ditë më parë: “Jwan është një artist i shkëlqyer dhe mua arti më pëlqen. Kur pashë pikturat e tij u bëra si i çmendur, sepse e adhuroj atë që ai bën, ka një stil vërtet origjinal”.

12 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)