Sport Skënderbeu humbet 3-2 me Beshiktashin, shënojnë Sowe dhe Lilaj

Skënderbeu humbet 3-2 me Beshiktashin, shënojnë Sowe dhe Lilaj

76
SHPËRNDAJE

Skënderbeu pësoi një tjetër humbje në miqësoren e dytë të zhvilluar në Turqi, ku po zhvillon fazën përgatitore.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja u mposht 3-2 nga një tjetër skuadër e madhe e kampionatit turk, Beshiktash, por paraqitja e bardhekuqve ishte e një niveli të kënaqshëm, pavarësisht disfatës.

Daja hodhi në fushë këtë formacion: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Lilaj, Muzaka, Gavazaj, James, Sowe.

Beshiktas kaloi në epërsi që në minutën e 16-të me Mustafa Petkemek, por vetëm një minutë më vonë barazoi Ali Sowe.

Skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes në ekuilibër të plotë, por më të 52-ën Pektemek realizoi të dytin personal, dukë kaluar sërish në avantazh turqit.

Në minutën e 62-të një emër i njohur i futbollit europian, spanjolli Alvaro Negredo i çoi shifrat në 3-1, ndërsa një minutë para përfundimit të kohës së rregullt Sabien Lilaj realizoi me 11-metërsh për rezultatin përfundimtar 3-2.

12 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)