Aktualitet Zagreb, Meta dhe Kitarović diskutojnë për çështjen e Ballistit

Zagreb, Meta dhe Kitarović diskutojnë për çështjen e Ballistit

3094
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta prej ditës së djeshme ndodhet në Kroaci, ku pati edhe një takim me homologen e tij, Kolinda Grabar-Kitarović.

E teksa Presidenca raportoi për diskutime mbi marrëdhëniet bilaterale dhe sfidat e integrimit mes tyre, duket se fokusi është vendosur edhe tek një tjetër çështje shumë e rëndësishme.

Burime nga Ambasada Shqiptare në Zagreb pohojnë për Top Channel se pjesë e diskutimit ka qenë edhe rasti i Ballist Morinës, i ndaluar nga autoritetet kroate në bazë të një urdhër-arresti të nxjerrë nga Serbia për ngritjen e dronit në Beograd.

Burimet thonë se Meta dhe Kitaroviç kanë diskutuar mes tyre për nevojën e gjetjes së një zgjidhjeje për rastin në fjalë.

Ballist Morina mbahet në Kroaci që prej muajit qershor të vitit të kaluar.

12 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)