Politikë Akuzat e Ramës, Kryemadhi: S’na shantazhon dot duke hequr nga puna anëtarët...

Akuzat e Ramës, Kryemadhi: S’na shantazhon dot duke hequr nga puna anëtarët e LSI

189
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar përmes rrjeteve sociale, pas fjalës së Kryeministrit Edi Rama në Mirditë, ku ftoi qytetarët t’i bashkohen platformës së bashkëqeverisjes dhe akuzoi LSI për shumë gjëra që nuk shkuan siç duhet në mandatin e shkuar.

Sipas Kryemadhit, është i frikësuar dhe kërkon të shantazhojë LSI duke shpallur si fitore të madhe largimin nga puna të mbështetësve të kësaj partie.

Reagimi i plotë i Kryetares së LSI-së:

Me gjuhën e arrogantit injorant, me guximin e stimuluar nga përdorimi i substancave narkotike, Edi Rama edhe njëherë i ka gjetur fajtorët e keqqeverisjes së tij te LSI.

Nga Mirdita , ku as brohorimat e teknikës qendrore të kryeministrisë nuk e mbytën dot zhurmën e shpërthimit të tritolit në Shkodër, kryeministri i pushteteve të përkohshme, shpalli si fitore të madhe largimin nga puna të mbështetësve të LSI-së, me shpresën se do të frikësojë familjen tonë politike me shantazhe që zakonisht i përdor me oborrtarët e tij të pushtetit.

Me fjalorin e varfër dhe me paranojën e “këpucës”, Edi Rama shfaqet ashtu siç është në të vërtetë, i frikësuar jo nga këpucët që për fatin e tij nuk morën trajektoren e duhur, por nga mijëra e mijëra këpucë a çizme që i qëndrojnë sipër kokës varur atij dhe ministrave të tij.

Sepse nuk është turp të të etiketojnë si “parti e këpucëve”, as të heqësh këpucët apo të brendshmet siç ka bërë ai vetë.

Turp është të kanabizosh vendin që pretendon se drejton, të orientosh rininë drejt drogës dhe trafikut, të vjedhësh e të grabisësh çdo pasuri të Shqipërisë.

Këto veshin me turpin më të madh të mundshëm çdo lakuriqësi, jo vetëm fizike por dhe politike.

13 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)