Kryesoret Basha: Policia në momente tragjike, t’i bashkohen kryengritjes

Basha: Policia në momente tragjike, t’i bashkohen kryengritjes

139
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit feston sot Përvjetorin e 105 të krijimit të saj, por për kryedemokratin Lulzim Basha ky institucion ndodhet në një moment tragjik.

Kreu i PD në një deklaratë për mediat, pas vizitës në familjen e komisarit të vrarë, Artan Cuku dha një mesazh të fortë për gratë dhe burrat me uniformë, duke i ftuar “t’i bashkohen kryengritjes popullore kundër aleancës së krimit”.

“Të bashkohemi në një aleancë vlerash për të shporrur aleancën e krimit në pushtet. Ftoj çdo burri dhe gruaje me uniformë që t’i bashkohet kryengritjes popullore”, tha Basha.

Basha fillimisht i falënderoi punonjësit e policisë në detyrë dhe ata që e kanë ushtruar më parë profesionin për përkushtimin me të cilin përmbushin detyrat e tyre.

Më tej lideri i opozitës theksoi se “në këtë 105 vjetor policia ndodhet në një moment tragjik sepse është tradhtuar nga politika”.

“Sot kriminelët janë në krye të institucioneve të vendit. Punonjësit e policisë janë goditur nga krimi, sepse nuk kanë ditur të kthehen pas nga kërcënimet e krimit. Policët janë detyruara të marrin arratinë e të kërkojnë azil politik. Policia është në këtë gjendje sepse është tradhtuar nga qeveria dhe aleanca e krimit”, u shpreh kreu i PD-së.

I pyetur për vettingun në polici, Basha tha se është si t’i varësh mëlçitë ujkut në qafë vettingu me Ramën dhe Xhafën.

13 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)