Extra Kuriozitete Biznesi gjigand me turizmin mjekësor në Gjermani, 1.2 mld fitime

Biznesi gjigand me turizmin mjekësor në Gjermani, 1.2 mld fitime

171
SHPËRNDAJE

Turizmi është një nga sektorët elitarë, që gjeneron miliarda euro fitime në mbarë globin, por në Shqipëri ai njihet shumë pak, për të mos thënë fare.

E kundërta ndodh me Gjermaninë, kryeqendrën e Evropës. DW shkruan se më shumë se 1,2 miliardë euro të ardhura shtesë u sjellin çdo vit rreth 250.000 pacientët e huaj spitaleve gjermane.

Nga një intervistë e medias prestigjioze me ekspertin e turizmit mjekësor Jens Juszczak , nënvizohet se çdo vit trajtohen në spitale ose në mënyrë ambulante midis 230.000 dhe 250.000 pacientë nga 177 vende në institucionet gjermane të shëndetësisë.

I pyetur lidhur me diversitetin në turizmin mjekësor, eksperti thotë se “shumica e pacientëve vijnë nga shtetet tona fqinje, si Polonia, Holanda ose Franca”.

“Para së gjithash pacientët në rajonet kufitare i përdorin mundësitë e trajtimit në botën e jashtme që e kanë pranë. Por ne kemi edhe shumë pacientë nga Rusia dhe shtete të tjera të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura dhe nga shtetet arabe të Gjirit. Para së gjithash nga Emiratet e Bashkuara Arabe, nga Arabia Saudite dhe Kuvajti prej vitesh vijnë relativisht shumë pacientë nga Gjermania”, shprehet Juszczak.

13 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)/DW