Politikë Bushati në Suedi: Reforma në drejtësi, prioritet kryesor për integrimin

Bushati në Suedi: Reforma në drejtësi, prioritet kryesor për integrimin

36
SHPËRNDAJE

Ministri për Europën dhe Punët e jashtme Ditmir Bushati ndodhet në Suedi, ku është takur me Karin Enstrom, kryetare e komisionit për BE në parlamentin suedez.

Në fokus të bisedës mes tyre ka qenë sistemi i drejtësisë dhe puna e qeverisë në këtë drejtim.

Bushati është “shprehur se reforma në drejtësi është prioritet kryesor për integrimin dhe për thithjen e investimeve të huaja”.

Të dy bashkëbiseduesit i kushtuan vëmendje të veçantë procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, duke ndarë mendimin për rëndësinë që ka politika e zgjerimit në vendet e rajonit të Ballkanit dhe procesin e reformave në të.

Enström rikonfirmoi qëndrimin suedez për anëtarësimin e rajonit, përfshirë Shqipërinë, në Bashkimin Evropian bazuar në mëritë dhe plotësimin e kritereve për këtë qëllim.

Ministri Bushati zhvilloi takime edhe me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Drejtësisë dhe Migracionit, Lars Vvestbratt, sekretaren e Shtetit për zhvillimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, Ulrika Modeer, si dhe me Sekretarin e Shtetit për BE-në dhe tregtinë Uscar Stenström.

13 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)