Aktualitet Gjermani, vritet një 34-vjeçare nga Kosova, arrestohet një polic

Gjermani, vritet një 34-vjeçare nga Kosova, arrestohet një polic

374
SHPËRNDAJE

Një gruaje 34 vjeçare nga Kosova është gjetur e vdekur në një banesë në Bad Langensalza (Landi Thüringen).

Pas gjetjes së kufomës është arrestuar një polic federal.  Sipas informacioneve të policisë, gruaja në fjalë ka vdekur natën e mbrëmshme nga plagët e marra prej armës së një polici, shkruan thüringen24.de.
Polici nga Bavaria dhe një person tjetër që janë gjendur në vendin e krimit, janë arrestuar dhe sërish janë lënë të lirë.

Personi tjetër 22 vjeç dhe njihet si pronari i banesës dhe partneri i gruas së vrarë. Të dy këta kishin qenë në gjendje të dehur.

Në banesën e viktimës sipas MDR janë konfiskuar një armë shërbimi dhe një letërnjoftim i zyrtarit të policisë.

Policia nuk e ka ende të qartë nëse arma e gjetur është përdorur për vrasjen e kryer dhe po ashtu nuk dihet saktësisht nëse vrasja e gruas ka qenë e qëllimshme.

Një zëdhënëse e policisë thotë po ashtu se ende nuk dihet se cili nga personat ka qëlluar. Shkaku i vrasjes do të zbulohet pasi të kryhet autopsia.

Hetuesit e ngjarjes kanë dyshime se vrasja është bërë nga pakujdesia.

13 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)