Botë Kombet afrikane dhe Haiti protestojnë kundër vulgaritetit të Trump

Kombet afrikane dhe Haiti protestojnë kundër vulgaritetit të Trump

64
SHPËRNDAJE

Një grup i 54 kombeve afrikane janë shprehur në union se “ndihen jashtëzakonisht të tronditur” dhe kanë kërkuar që presidenti amerikan, Donald Trump të kërkojë falje për gjuhën vulgare, të cilën e ka përdorur për të përshkruar ata në një diskutim për migrimin në Shtëpinë e Bardhë.

Haiti po ashtu ka protestuar pas raportimit të mediave, të cilat kanë thënë se Trump ka reaguar kundër pranimit të migrantëve nga Afrika dhe Haiti në Shtetet e Bashkuara, duke u thënë ligjvënësve në Zyrën Ovale, se ato janë shtete “të pista”.

Të 54 ambasadorët në Kombet e Bashkuara kanë thënë se “janë jashtëzakonisht të tronditur dhe kundërshtojnë ashpër gjuhën raciste dhe ksenofobinë e presidentit amerikan, siç është raportuar në media”.

Ata kanë kërkuar “tërheqje të deklaratës dhe kërkim falje”. Disa kombe afrikane kanë protestuar.

Edhe në Haiti është protestuar, derisa ambasadori i këtij vendi ka kërkuar në Uashington që presidenti të kërkojë falje.

“Banorët e Haitit nuk e meritojnë një trajtim të tillë”, ka thënë ambasadori, Paul Altidor.

13 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)