Sociale Një lulishte e re i shtohet Tiranës

Një lulishte e re i shtohet Tiranës

126
SHPËRNDAJE

Kryeqytetit pritet t’i shtohet këto ditë edhe një lulishte e re.

Bashkia e Tiranës ka nisur rehabilitimin e sipërfaqes së mbuluar nga balta pranë Bankës së Shqipërisë, ku ndodhet dhe stacioni i autobusit për disa linja të transportit publik.

Në punën e kryer nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit brenda një muaji, janë hequr papastërtitë, si dhe do të përfundojë pjesa më e madhe e punimeve.

Kjo hapësirë mjaft e frekuentuar nga qytetarët do të transformohet në një hapësirë të gjelbër dhe çlodhëse jo vetëm për banorët e pallateve përreth, por edhe për kalimtarët.

13 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)