Sport Reali i Madridit ‘zhytet” në krizë, e mposht edhe Villareali

Reali i Madridit ‘zhytet” në krizë, e mposht edhe Villareali

94
SHPËRNDAJE

Reali i Madridit është zyrtarisht në krizë. Pas humbjes ndaj Barcelonës dhe barazimit në Vigo ndaj Celtës, Los Blancos pësuan një tjetër disfatë këtë herë shokuese me rezultatin 0-1 nga Villareali në Santiago Bernabeu.

Një humbje që jo vetëm nxjerr përfundimisht skuadrën e Zidane nga gara për titull por tashmë Reali rrezikon edhe një vend në Champions pasi Villareali dhe Sevilla janë shumë pranë. Ishte një ndeshje e dominuar nga madrilenët por Ronaldo me shokë nuk patën fatin me vete ndërsa për t’u vlerësuar edhe paraqitja spektakolare e portierit të Villarealit Asenjo që priti gjithçka që i doli përpara.

Los Blancos shpërdoruan shumë raste dhe në fund u ndëshkuan nga goli me parabol i Fornals që i dha fitoren nëndetses së verdhë. Pas kësaj humbjeje pozicioni i trajnerit Zinedine Zidane mund të jetë në rrezik edhe pse gjasat janë që francezi ta mbyllë sezonin me klubin merengues dhe të largohet në verë.

13 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)