Botë Sanksionet e SHBA, Irani: Hakmarrje për lëvizjen e Trump

Sanksionet e SHBA, Irani: Hakmarrje për lëvizjen e Trump

98
SHPËRNDAJE

Irani thotë se SHBA-të kanë “kaluar vijën e kuqe” duke imponuar sanksione mbi kreun e gjyqësorit të vet, Ajatollah Sadeq Amoli-Larijani.

Ministria e Jashtme u zotua të hakmerret, por nuk tha se në çfarë forme mund të ndërmerrte ndonjë veprim, raporton BBC.

Irani gjithashtu hodhi poshtë çdo ndryshim në marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, një kritik i marrëveshjes së 2015-s, tha të premten se ai do të shtyjë lehtësimin e sanksioneve mbi marrëveshjen historike për herë të fundit.

Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja për 14 individë dhe subjekte mbi abuzimet e pretenduara të të drejtave.

Presidenti Trump tha se po i jep Evropës dhe SHBA-së “një shans të fundit” për të ndrequr “të metat e tmerrshme” në marrëveshjen bërthamore të nënshkruar nga Irani dhe gjashtë fuqitë botërore në 2015.

Shtëpia e Bardhë do që nënshkruesit e BE-së të pranojnë kufizime të përhershme në pasurimin e uraniumit të Iranit.

Sipas marrëveshjes së tanishme ato do të përfundojnë në vitin 2025. Trump gjithashtu dëshiron që programi i raketave balistike të Iranit të adresohet.

“Veprimi armiqësor i regjimit të Trump … kaloi të gjitha linjat e kuqe të sjelljes në bashkësinë ndërkombëtare dhe është një shkelje e së drejtës ndërkombëtare dhe me siguri do të përgjigjet nga një reagim serioz i Republikës Islamike”, tha ministria e jashtme iraniane në një deklaratë.

Ata akuzuan Trumpin se “vazhdon të marrë masa kundër popullit iranian dhe të përsërisë kërcënimet që kanë dështuar shumë herë”.

Duke iu referuar kërcënimeve të Trump për të rishikuar marrëveshjen bërthamore, Irani tha se “nuk do të pranojë asnjë ndryshim në këtë marrëveshje, qoftë tani apo në të ardhmen, dhe nuk do të lejojë asnjë çështje tjetër të lidhet me KPP-në”.

Ministri i Jashtëm i Iranit Mohammad Javad Zarif tha të premten se ajo e Trump ishte një “përpjekje e dëshpëruar” për të minuar një marrëveshje “të fortë”.

13 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)