Aktualitet Sherr me grushte në komisariat, pezullohen 2 policë në Lezhë, SHÇBA nis...

Sherr me grushte në komisariat, pezullohen 2 policë në Lezhë, SHÇBA nis hetimin

160
SHPËRNDAJE

Dy efektivë të komisariatit të policisë në Lezhë janë pezulluar nga detyra pasi janë përfshirë në një sherr me grushte me njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të komisariatit, ku N.Sh., oficer i patrullës së përgjithshme ka goditur me grushte punonjësin e të njëjtës patrullë, M.M, ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur.

Mësohet se oficeri i patrullës N.Sh ka marrë fraktura në shpatull nga goditja dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim.

Në lidhje me këtë ngjarje të dy punonjësit e Policisë janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre nga ana e SHÇBA ka nisur hetimi penal për përdorim të paligjshëm dhe i paarsyeshëm i forcës.

13 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)