Aktualitet Shkodër, shpërthim me eksploziv, 8 të plagosur (Foto)

Shkodër, shpërthim me eksploziv, 8 të plagosur (Foto)

560
SHPËRNDAJE

Qyteti i Shkodrës është tronditur mëngjesin e sotëm nga një shpërthim me eksploziv të ndodhur në lagjen Rus.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:39. Nga hetimet rezulton se nga shpërthimi i eksplozivit kanë mbetur të plagosur gjashtë persona.

Raportohet se tre persona janë plagosur rëndë, ndërsa pesë të tjerë kanë marrë plagë të lehta. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Shkodrës për të marrë trajtimin mjekësor.

“Si pasojë e shpërthimit janë plagosur shtetasit L.K. 42 vjeç, banues në Shkodër, pronar i objektit dy katësh, i cili po hipte në mjetin e tij dhe ndodhet në gjendje të rëndë,  D.M, 32 vjeç, banues në Shkodër, ndodhet në gjendje të rëndë dhe G.C., 40 vjeç, banues në Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Të tre këta shtetas u dërguan në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim te specializuar. Lëndime me të lehta kanë pësuar dhe 5 shtetas të tjerë që ndodhen në spitalin rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore”, njofton policia.

Një automjet tip ‘Fuoristradë’ i parkuar jashtë objektit, është shkatërruar thuajse plotësisht.

Edhe kati i parë i godinës aty pranë ka pësuar dëme të mëdha. Në katin e dytë të godinës së dëmtuar ndodhet zyra e shoqatës serbo – malaze.

Pronari i Fuoristradës dhe i godinës dy katëshe është i plagosuri Lulzim Kulla.

43-vjeçari Kulla është një emër i njohur për policinë e Shkodrës, pasi është arrestuar në 2006 nga forcat RENEA dhe ka qenë nën hetim për disa ngjarje të rënda.

Policia bën me dije se eksplozivi është vendosur në motorin e Fuoristradës dhe Lulzim Kulla ishte objektivi i atentatit.

Ngjarja ka shkaktuar panik te qytetarët, pasi ka ndodhur në një nga zonat më të populluara të qytetit. Policia po heton për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Të plagosurit janë:

Arjola Gjonaj, 31 vjeçe,
Pjetër Arra, 53 vjeç,
Gentian Suca, 40 vjeç,
Ditmir Myftia, 32 vjeç,
Pjetër Daka, 60 vjeç,
Lulzim Kullaj 42 vjeç,
Gardosileviç Roikq 50 vjeç

13 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)