Aktualitet Tragjike në Shkodër, fëmija 5 vjeçar mbytet në lumin Kir

Tragjike në Shkodër, fëmija 5 vjeçar mbytet në lumin Kir

200
SHPËRNDAJE

Shkodra është tronditur sërish ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë. Një fëmijë 5-vjeçar raportohet të jetë mbytur në ujërat e lumit Kir.

Nga të dhënat paraprake mësohet se kanë qenë kalimtarët e rastit, të cilët kanë gjetur fëmijën dhe kanë njoftuar më pas familjarët.

Ai ka qenë duke luajtur buzë lumit dhe dyshohet se pasi ka rrëshkitur, rrjedha e lumit e ka marrë me vete.

Fëmija është nxjerrë nga uji pa shenja jete.

13 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)