Extra ShowBiz Trump pagoi 130.000 dollarë për t’i ‘mbyllur gojën” pornostares

Trump pagoi 130.000 dollarë për t’i ‘mbyllur gojën” pornostares

273
SHPËRNDAJE

Një avokat që punon për llogari të Presidentit amerikan Donald Trump ka paguar 130.000 dollarë, që të bënte një ish-pornostare të mbante të fshehtë marrëdhënien seksuale me të.

Pagesa në fjalë është bërë një muaj para zgjedhjeve presidenciale të 2016 për të parandaluar një skandal të mundshëm seksual për marrëdhënien që ajo dhe Trump kanë pasur në 2006, raporton Wall Street Journal.

Gazeta, duke cituar burime anonime të njohura me këtë çështje thotë se ka një marrëveshje midis avokatit të Trump dhe gruas, Stephanie Clifford, emri i artit të së cilës ishte Stormy Daniels.

Michael Cohen, i cili ishte avokati i organizatës Trump në atë kohë, nuk u mor me lajmin mbi pagesën, por tha se “këto thashetheme kanë qarkulluar herë pas here që nga viti 2011.”

“Trump edhe njëherë mohon me forcë çdo ngjarje të tillë siç është rasti i znj. Daniels”, tha ai.

Sipas The Journal, Clifford ka pohuar privatisht se takimi u zhvillua pasi të dy u njohën në një turne të famshëm të golfit në Korrik 2006 në liqenin Tahoe.

Kjo ndodhi një vit pasi Trump u martua me gruan e tij të tretë, Melania. Gazeta më parë raportoi se Clifford kishte qenë në bisedime me Good Morning America në vjeshtën e vitit 2016 rreth një interviste për të diskutuar mbi lidhjen me Trump.

Clifford nuk komentoi direkt çështjen në Journal, dhe avokati i Clifford nuk pranoi të komentojë.

“Thashethemet që janë hapur për Donald Trump janë krejtësisht të rreme. Nëse me të vërtetë kam pasur një marrëdhënie me Donald Trump, më besoni, nuk do të lexonit për këtë në lajme, por në librin tim, por këto histori nuk janë të vërteta”, tha ajo.

13 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)