Politikë Vasili: Rama do t’u rrëmbejë futbollin shqiptarëve

Vasili: Rama do t’u rrëmbejë futbollin shqiptarëve

81
SHPËRNDAJE

Gara për Presidentin e ri të FSHF-së është nxehur që në nisje të saj, teksa kanë nisur rreshtimet krah kreut aktual Armando Duka dhe sfidantit, deputet të PS-së, Bashkim Fino.

Në përplasjen mes tyre tashmë është përfshirë edhe politika, teksa kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar sot me anë të një postimi në Facebook.

Vasili e lidh kandidaturën e Finos me një dëshirë sipas tij të kryeministrit Edi Rama për “t’u bërë edhe president i FSHF”.

“Ky Edi Rama do te behet edhe President i i Federatës Shqiptare te Futbollit. Edi Rama do qe t’ju rrëmbeje edhe futbollin shqiptareve, te vetmin gëzim qe ju ka mbetur atyre. Ashtu si përbindëshat gjakatare politike te Afrikës se Zeze, qe ishin edhe presidente edhe kryeministra edhe kryetare parlamentesh edhe presidente te Futbollit ashtu edhe Edi Rama do qe te gllabërojë edhe futbollin”, shprehet Vasili.

Më tej kreu i Grupit të LSI thekson se “dite me te zeze futbolli shqiptar nuk ka pare, qe nga dita e pare qe ne Shqipëri luhet futboll”.

Duke cituar një nen të FIFA-s, ku flitet për neutralitet politik në futboll, Vasili parashikon një skenar ogurzi për Shqipërinë në rast se në krye të FSHF-së ulet një i komanduar politik.

“Edi Rama do qe ta izoloje dhe ta mbysë futbollin shqiptar vetëm sepse nuk është ne duart e tij. Shqipëria e sukseseve me te mëdha aktuale historike ne futboll është me e rrezikuar se kurrë Statuti i FIFAS është i qarte dhe i kristalte. Lexojeni dhe kuptojeni se çfarë e pret Shqipërinë ne futboll pas rrëmbimit te federatës nga Kryeministri i trafiqeve”, nënvizon Vasili.

13 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)