Sport AS: Yjet që pritet të shkëlqejnë në “Rusi 2018”

AS: Yjet që pritet të shkëlqejnë në “Rusi 2018”

144
SHPËRNDAJE

Kur kanë mbetur dhe pak muaj nga starti i kampionatit botëror “Rusi 2018”, gazeta spanjolle As bën një parashikim për lojtarët që pritet të shkëlqejnë në eventin më të rëndësishëm të botëa së futbollit.

Cristiano Ronaldo. Kapiteni i Kombëtares Portugeze po kalon një periudhë shumë të dobët te Reali i Madridit. Katër gola, kaq ka arritur të shënojë deri më tani pesë herë fituesi i “Topit të Artë” me fanellën e bardhë në kampionat, ndërsa në Champiosn situata është disi më ndryshe. Te luzitanët ai është lider kështu që të gjithë shpresojnë në rikthimin e Ronaldos në ditët e tij më të mira.

Lionel Messi. Golashënuesi më i mirë në La Liga me 17 rrjeta, ndryshe nga rivali i tij, Ronaldo, ndihet në formë të shkëlqyer. Në Botërorin e Brazilit ai arriti të dërgonte Argjentinën në finale. Rusia është destianacioni i radhës, ku sigurisht do të tentojë të shkojë deri në fund dhe të fitojë troferun e vetëm që mungon palmaresit të e tij.

Harry Kane. Sulmuesi i Kombëtares Angleze po shkëlqen me fanellën e Tottenhamit. 20 gola në Premier League dhe një ndër sulmuesit më me peshë në Europë. Shumë klube janë vënë në ndjekje të tij, ndërkohë në Botëror duhet të udhëheqë “Tre Luanët”.

Luis Suarez. Uruguajani numëron 13 rrjeta më Barcelonën. Në Rusi duhet të tregojë vlerat e tij si lojtar dhe sigurisht të gjithë shpresojnë të mos përsëritet gjesti antisportiv ndaj mbrojtësit italian, Chiellini.

Antoine Griezmann. Francezi është një tjetër “yll” që do të garojë në “Rusi 2018”. Sulmuesi i Atleticos është shndërruar në dëshirën e shumë klubeve të mëdha europiane. Forma e treguar deri më tani nuk ofron shumë entuziazëm te kombëtarja “Gjelave”.

Neymar Junior. Kur thua Brazil, mendja të shkon menjëherë te një emër i vetëm, Neymar, superblerja e PSG-së. Në botëror duhet t’u tregojë të gjithëve që i vetëm mund të udhëheqë skuadrën deri në xhiron e fundit.

Këta janë vetëm disa prej “yjeve” të futbollit të cilët do të luajnë në eventin më të madh futbollistik. Të gjithë kanë një mision të vetëm, të përvetësojnë Kupën e Botës.

16 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)