Aktualitet Grabitja tek Hipoteka, autori: Paratë se ju vrava! (Video)

Grabitja tek Hipoteka, autori: Paratë se ju vrava! (Video)

563
SHPËRNDAJE

Këto janë pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë të cilat kanë xhiruar grabitjen e sportelit të një banke të nivelit të dytë në sallën kryesore të godinës së hipotëkës në Tiranë.

I maskuar me një kapuç dhe më një pistoletë në dorë, grabitësi kërcënëon punonjëset e dy arkave dhe prej andej mbush një qese me para.

Fillimisht qytetarët që ndodhesin në sallë nuk e kuptojnë cfarë po ndodhte por pasi grabitësi ka ngritur zërin duke iu drejtuar sportelistëve me fjalët “parat se do t’ju vras”, ata janë larguar menjëherë të friksuar.

Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e grabitësit. Ai dyshohet se u ndihmua edhe nga një person tjetër që vëzhgonte jashtë godinës. Ndërkohë grabitësi kërcënoi me armë edhe një efektiv të policisë rrugore i cili e ndoqi pas në rrugicat drejt zonës së Don Boskos.

Shuma që dyshohet se grabitësi arriti të marrë nga arkat është rreth 500 mijë lek ndërkohë që policia arrestoi një nga rojet e policisë private që ishin në shërbim ndërsa një tjetër e procedoi në gjendje të lirë për shpërdorim detyre.

16 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)