Botë Ukrainë, protestuesit përleshen me policinë

Ukrainë, protestuesit përleshen me policinë

77
SHPËRNDAJE

Policia dhe protestuesit janë përleshur pranë Parlamentit të Ukrainës, ku pritej të shqyrtohej legjislacioni për “riintergimin” e rajoneve, që janë nën kontroll të separatistëve të mbështetur nga Rusia.

Përleshjet e sotme filluan pasi protestuesit ndezën goma dhe dogjën flamurin e Rusisë, pranë ndërtesës së parlamentit dhe një tende, e cila ishte ngritur nga protestuesit kundër qeverisë gjatë vitit të kaluar.

Policia dhe zjarrfikësit e ndalën zjarrin dhe i hodhën gomat e përfshira nga flakët drejt tendës së protestuesve.

Pjesëtarët e policisë, po ashtu, kanë përdorur sprej kimik gjatë konfrontimit me protestuesit.

Policia e kryeqytetit Kiev më herët ka njoftuar se kishte vendosur 3,800 policë afër ndërtesave të qeverisë dhe parlamentit, para se të fillonte debati për këtë legjislacion.

Demonstruesit dëshirojnë që ligjvënësit ta miratojnë sa më shpejt këtë legjislacion për “ri-integrim”, ku përfshihet edhe fjalia “Rusia është agresore”.

Rusia i mbështet separatistët, që kanë nën kontroll pjesë të rajoneve Luhansk dhe Donjeck, në pjesën lindore të Ukainës, prej vitit 2014.

16 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)/REL