Politikë Vasili: Komisioni i Ligjeve, si ISIS kundër Kushtetutës

Vasili: Komisioni i Ligjeve, si ISIS kundër Kushtetutës

45
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, e konsideron të vdekur reformën në drejtësi, ndërsa e krahason Komisionin e Ligjeve si ISIS-in kundër Kushtetutës.

“Komisioni i (anti-)ligjeve, si ISIS-i kundër Kushtetutës. Kushtetutën e shqeu kryeministri në 18 dhjetor kur zgjodhi prokuroren me 69 vota të rilindjes. Tani po prostituojnë me këtë komisionin e (anti)ligjeve që ti vënë flakën përfundimisht.

Vetëm me vota të rilindjes dhe me asgjesimin e Operacionit Ndërkombetar të Monitorimit nga kryeministri Reforma në Drejtesi ka vdekur”, shkruan Vasili në rrjetet sociale.

16 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)