Në fshatin Gjinaj të Hasit ka ndodhur mesditën e sotme një ngjarje e rëndë.
Mësohet se një 28-vjeçar u plagos me armë gjahu. Policia njofton se i plagosur është shtetasi me iniciale A.B., ndërsa është vënë në pranga edhe autori i ngjarjes.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se 28-vjeçari është qëlluar nga fqinji, pasi kali i vetë ka hyrë në kopshtin e tij.
“Menjëherë në vendin e ngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, ku nga hetimet paraprake ka rezultuar se shtetasi Zek Asllanaj, 55 vjeç, banues në Gjinaj pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë gjahu, shtetasin A.B., në pjesën e barkut”, njofton policia.
Autorit 55-vjeçar iu sekuestrua edhe arma e gjahut, me të cilën qëlloi në drejtim të bashkëfshatarit të tij.
I plagosuri ndodhet në spitalin e Kukësit jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentin e plotë të ngjarjes.
17 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)